Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje zë fill që nga 8 marsi i vitit 1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

Gratë në Kosovë edhe sivjet kanë paralajmëruar se në Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Mars, do të MARShojnë, e nuk do të festojnë./21Media