Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Shënohet Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Institut Hidrometeorologjik i Kosovës së bashku me komunën e Prishtinës sot kanë shënuar Ditën e Informimit për Cilësisë së Ajrit në nivel vendi.
Në këtë aktivitet i cili u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet u shpalos portali dhe aplikacioni i ri për të parë cilësinë e ajrit në Kosovë.
Agron Kelmendi nga Millenium Foundation tregoi se Instituti Hidrometerologjik i Kosovës është përgjegjës dhe e monitoron aplikacionin e cilësisë së ajrit.
“I vetmi burim i besueshëm dhe kryesor i këtyre të dhënave është Instituti Hidrometerologjik i Kosovës i cili është përgjegjës dhe e administron këtë portal. Qytetarët kanë qasje të përdorin këtë aplikacion përmes telefonit mobil dhe kanë qasje të drejtpërdrejtë me këshillimet shëndetësore të cilat janë të dobishme. Ne i kemi targetuar tri kategori, fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore”, tha Kelmendi.
Në këtë aktivitet ishte prezent edhe Shkumbin Shala nga IHK i cili tha se ky sistem është në avansim e sipër.
“Ky sistem është në avancimin më të mirë të mundshëm. Ky sistem përmban 13 stacione 12 fikse një mobil. Dy stacione i kemi në Prishtinë këto të dhëna janë të qasshme”, u shpreh Shkumbin Shala nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës,
Në anën tjetër, zyrtarja Seniha Bajraktari nga Komuna e Prishtinës e pranoi se Prishtina është komuna me e ndotur në Kosovë, mirëpo ajo potencoi se janë duke punuar në këtë drejtim.
Linku për cilësin e ajrit në Kosovë.