Shënohet Dita Botërore e Ujit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës Botërore të ujit do të realizojë disa aktivitete, me moton botërore “Natyra për Ujin”.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite do të bëhet shpërndarja e materialeve promovuese në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror  të Gjilanit.

MPMH do të mbajë po ashtu aktivitete me nxënës të shkollave fillore tek penda e Përlepnicës si dhe tryeza me temë ”Natyra për Ujin” në kontekst të PZHK-së, që do të mbahet në sallën e Hotelit “Kristal” në Gjilan.