Foto arkiv

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit.

Dita Botërore e Tuberkulozit mbahet çdo vit. Synimi i saj është që të promovojë ndërgjegjësimin, njohuritë dhe motivimin për të vepruar kundër tuberkulozit në mbarë botën.

Ajo e ka origjinën në vitin 1882, kur u festua 100 vjetori i zbulimit të bacilit të TB-së nga Koch.