Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Me rastin e 23 Marsit –  Ditës Botërore të Meteorologjisë, MMPH, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje me disa aktivitete.

Moto e shënimit të Ditës Botërore të Meteorologjisë këtë vit është “Moti-gati, klima-zgjuar”.

Aktiviteti qendror, do të realizohet në Fshatin Skivjan (Komuna e Gjakovës), me ç’rast do të bëhet inaugurimi i Stacionit Meteorologjik Automatik.