Shënohet 30 vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut të 1990-ës

Lëvizja Vetëvendosje dhe grupi i delegatëve që miratuan Deklaratën e 2 Korrikut kanë kujtuar sot në mënyrë simbolike 30 vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

Për shkak të pandemisë kjo ceremoni është mbajtur në ambient të hapur par objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ceremonia përkujtimore ka nisur me intonimin e Himnit Kombëtar, por pa Himnin e Kosovës.

Pavarësisht ceremonisë solide, ish- delegatët e 2 Korrikut pohuar se kujtimi i kësaj ngjarje, qoftë edhe në rrethana të tillë ka një rëndësi historike për Kosovën.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë me këtë rast se Deklarata e miratuar nga delegatët e asaj kohe qe akti politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’ i nënshtrohet hemogjenisë dhe i hapi udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, e cila u konkretizuar pastaj edhe me kushtetutën e Kaçanikut më 7 shtator 1990.

“Ju do të mbaheni mënd përjetësisht sepse në vorbullën politike të kohës kur vendi po vihej egërsisht në çizmen e regjimit serbë ju i dolët zot vendit dhe artikuluar më qartë se kurrë më herët vullneti liridashës të popullit të Kosovë për republikë. Ne ju përkulemi sot sepse ju e kuptuar se në botën e përplasjeve të mëdha ideologjike të fundviteve të ’80 orientimi drejt vlerave demokratike, përqafimi i idesë së lirisë për veten dhe për tjetrin si dhe refuzimi i idesë komuniste, ishe edhe vullnet dhe orientim strategjik i vendit tonë. Sot themelimet vendit tonë qëndrojë fort mbi vendimin tuaj për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përfaqësuar vlerat e lirisë”, ka pohuar kryeparlamentarja Osmani.

Ndërkaq kreu i LVV-së, Albin Kurit ka pohuar se me 2 Korrik të 199 ndodhi diçka që populli i Kosovës kishte nevojë.

“Me 2 korrik 1990, për besimin dhe mendimin time kemi shpalljen e republikës së Parë të Kosovës, që ndodhë 9 vjet pas demonstratave të 1981, kur kërkohej Republika e Kosovës, e sërish 9 vjet pas deklaratës së 2 Korrikut kemi çlirimin e Kosovës dhe sërish 9 vjet pas çlirimit të Kosovës, u bënë tri 9-she, kemi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës mç 2008, që për mua paraqet Republikën e Dytë të Kosovës. Por e theksoj republikën e parë dhe të dytë, me që kjo është mënyre që t’ i rezistojmë projekteve dhe tendencave të ndryshme që ta harrojmë historinë thuajse gjithçka ka filluar me politikanët aktual, thuajse të arriturat tona nuk e kanë historikun e tyre që lidhet më me breza dhe gjeneratave të tjera”, është shprehur ish-kryeminstri Albin Kurti.

Ai ka thënë se deklarata kushtetuese ishte dhe mbeti një inspirim edhe për angazhimin e tij politik dhe të subjektit LVV.

“Janë dy togfjalësha në atë deklaratë që janë gurthemeli i angazhimit tim politik, njëra është Vetëvendosja politike që përmendet aty dhe tjetra është Demokracia autentike”, ka pohuar ish- kryeministri Albin Kurti.

Ndërkaq, Ilaz Ramajli, ish-delegat dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës gjatë viteve të 199, ka pohuar se Deklarata e 2 Korrikut ishte dhe rezultat i unifikimit të përgjithshme të Kosovës në atë kohë, sidomos i inteligjencës dhe punës së Akademisë së Shkencave.

Ai ka thënë se Deklarata e 2 Korriku ishte artikulim i qartë i vullnetit të popullit të Kosovës.

“Kjo deklaratë ka pasur edhe dy porosi. Një për konsum të brendshëm në ish Jugosllavi, që e bëri të qartë nuk do të ketë asnjë marrëveshje të mbetejes së shqiptarë në këtë kreaturë dhe e dyta për faktorin ndërkombëtare se cila do të jetë drejtimi që do ta ndjek populli i shqiptarë deri në arritjen e qëllimit”, ka thënë Ramalji.

Sipas tij ngjarje të tilla duhet të kujtohen për brezat e rinj.

Kurse Muharrem Shabani, delegat, ka pohuar se 2 korriku është një ngjarje e rrugëtimin të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Kujtoj se është një gjatje që lidhë në kontinuitet një aktivitete të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe vazhdon edhe më tutje, pasi ende kemi obligime për shtet ndërtimi sipas aspiratave të dhe synimeve të shprehura atëherë nga të gjitha gjeneratave. Atëherë na u mbyll salla, por kishte një rrethanë tjetër”, ka thënë ai.

Edhe Feride Hyseni, ish- delegate ka evokuar kujtime nga shpallja e Deklaratës 2 korrikut.

Ajo ka thënë se forca për realizimin e 2 korrikut dhe 7 shtatori buroi nga populli.

“Për neve delegateve atë kohë ishte shumë më e vështirë, pasi atëkohë delegatët kishin edhe fëmijë të vegjël,  dhe kanë qëndruar 24 në kuvend. Por kjo ishte një sakrificë e të gjithëve për të ardhur sot këtu ku jemi. Shpresojë që kryetarja do të organizojë një ceremoni edhe për ta kujtuar 7 shtatorin”, ka thënë ish delegatja Hyseni.

Delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave.

Ky akt i delegatëve ishe kundërpërgjigje ndaj veprimeve të shëtit serb i cili përveç suprimoi autonominë e Kosovës fillojë edhe një represion për rrënimin e institucioneve kosovare dhe një racizën nga popullsisë shqiptare.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që  njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 1990, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.