Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit
Në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit sot u bën homazhe nga krerët e shtetit.
Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ministri i Mbrojtes Armend Mehaj, ishin disa prej zyrtarëve shtetëror që u pritën në Kullën e Gllogjanit.
Në këtë kullë, Kurti e Mehaj u pritën edhe nga kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas homazheve, të njëjtët pranë të pranishmëve kujtuan të dëshmorët e kombit.
Kryeministri Kurti tha se kjo betejë e 24 marsit dëshmoj guximin e familjes Haradinaj dhe të popullit të Kosovës në rrugën e nisur drejt çlirimit.
“Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk nënshtrohet Kosova” – u shpreh ai. Tutje Kurti shtoi se pranë Kullës së Gllogjanit kujtohet pikënisja dhe gjithashtu pikësynimi i Kosovës për liri.
“Nga ky vend në të cilin u bëmë bashkë për çlirim, nga ky vend themi që vetëm bashkë mund ta mbrojmë dhe ndërtojmë dhe zhvillojmë Kosovën tonë” – u shpreh tutje Kurti.
Në librin e përkujtimeve Kurti u shpreh kështu:
“Dëshmorët e kombit janë kushti dhe mundësia e lirisë që gëzojmë dhe dëshmia historike e popullit shqiptar për të jetuar në paqe në vendin e vet. Lavdi dëshmorëve të Epopesë së Dukagjinit, të UÇK-së e mbarë kombit tonë në të gjitha kohët”.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së tja se 24 marsi njihet për ta si dita e fitorës.
“Ne e njohin këtë ditë si ditën e fitores. Në Gllogjan ishin pa zgjidhje, nuk kishim rrugë tjetër, veç me luftu” – tha Haradinaj teksa kujtonte se si skenari i Serbisë ishte që ta pastronte gjithë terrenin, duke mos e lënë asnjë person të gjallë.
“Pas një dite lufte deshti Zoti që ata të tërhiqen me turp, ne të mbesin fitues këtu” – shtoi tutje Haradinaj.
Në po të njëjtën ditë, më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së Jugosllavisë.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës.