Shenjat që la pas sulmi ndaj objektit të Top Channel - Pamje

Shenjat e plumbave kanë mbetur në objektin e televizionit shqiptar  Top Channel, pas sulmit të kryer në orët e para të mëngjesit, ku nga të shtënat që dyshohet se u shkrepën me kallashnikov, mbeti i vrarë punëtori i sigurimit të televizionit.

Ambienti i jashtëm i gobjektit është tashmë vendngjarja që dëshmon sulmin më të rëndë të kryer ndonjëherë ndaj një media në Shqipëri, raporton Top Channel. 

Plumbat që raportohet të jenë shkrepur 25 sosh, dolën nga kallashnikovët e autorët kënë lënë shenjat e tyre nëpër kangjella dhe xhamat e fasadës.

TCH sulmin e ka quajtur akt terrorist që është kryer për të dëmtuar e goditur misionin e medias së lirë dhe fuqisë së fjalës së lirë.

Top Channel sjell pamjet nga objekti i televizonit i sulmuar me plumba: