
Ilustrim
Shenjat paralajmëruese në trupin tuaj që tregojnë për ‘kolesterolin e tepërt’
Ndërsa jo i gjithë kolesteroli është i keq për trupin tuaj, lloji i njohur si LDL mund t’ju vendosë në një rrezik më të madh për probleme të mëtejshme shëndetësore.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani nivelet tuaja në kontroll. Monika Wassermann, e cila është drejtoreshë mjekësore në Olio Lusso, ndau shenjat që mund të ndihmojnë në zbulimin e saj.
Wassermann tha: “Në përgjithësi, nivelet e larta të kolesterolit nuk kanë shenja apo simptoma specifike. Një test gjaku kërkohet për të identifikuar nivelet e larta të kolesterolit”.
Për shkak të mungesës së simptomave, problemi shëndetësor shpesh quhet i heshtur. Për fat të mirë, eksperti renditi shenjat paralajmëruese që mund të ndihmojnë në identifikimin e “kolesterolit të tepërt” në trupin tuaj.
Për shkak të mungesës së simptomave, problemi shëndetësor shpesh quhet i heshtur. Për fat të mirë, eksperti renditi shenjat paralajmëruese që mund të ndihmojnë në identifikimin e “kolesterolit të tepërt” në trupin tuaj.
Probleme të tjera që sinjalizojnë formimin e pllakës mund të jenë: thonjtë e zbehtë, rastet e goditjes në tru dhe sulmet në zemër .
Wassermann shtoi këto shenja treguese në listën e zymtë:
- Dhimbje gjoksi
- Ftohtësia ekstreme në pjesën e poshtme të trupit
- Frymëmarrje e shpeshtë
- Ndjenjat e lodhjes
- Rritja e presionit të gjakut.
“Unë ju këshilloj fuqimisht që të kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mësipërme”, rekomandoi ajo. /Telegrafi