Liqeni i Ujmanit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënimet mbahen në ‘Excel’, nga 2013-ta Ministria e Ambientit nuk e zbaton ligjin për krijimin e sistemit për ujërat

Shënimet mbahen në Excel, që nga viti 2013 dikasteri qeveritar i ambientit nuk kishte krijuar sistemin për ujërat, përkundër se një gjë e tillë kërkohet me ligj.

“Ministria e Ambientit edhe pse e kishte obligim ligjor që nga mesi i vitit 2013 ta krijoj Sistemin Informativ Ujor (SIU), protokollin ujor dhe kadastrin ujor, ato ende nuk ishin realizuar”, gjeti auditori.

Tutje Auditorit tregon se Ministria tani është në proces e sipër të vendosjes së SIU-së që nga viti 2019, mirëpo për këtë sistem ende nuk është bërë pranimi teknik dhe regjistrimi i të dhënave për librin e ujërave dhe kadastrin e ujërave.

Tutje në raport thuhet se Ministria ende e mbanë në programin Excel regjistrin e lejeve ujore, i cili nuk jep ndonjë siguri për të dhënat që mbahen në të.

Sipas auditorit, kjo kishte ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve të brendshme për zbatimin e udhëzimit administrativ nr. 12/2013 për sistemin informativ ujor nga ana e zyrtarëve përgjegjës.

Ministrit të këtij dikasteriu iu rekomandua që duhet të indetifikoj faktorët që kanë shkaktuar vonesa në funksionalizimin e këtij sistemi dhe t’i ndërmerr veprimet për tejkalimin e tyre dhe brenda një periudhe të arsyeshme sistemi të jetë i qasshëm për publikiun.

Në Ligjin për ujërat e Kosovës, përkatësisht në nenin 81.1 thuhet se sistemi informativ ujor përfshinë masat dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin, trasnferinmin, mbrojtjen dhe shftyrëzimin e të dhënave për ujrat, ndërsa me udhëzim administrativ, dokumentacioni që përmban sistemi është: libri i ujërave kadastrin e ujërave, regjistrin e lejeve dhe koncesioneve ujore

Përmes letër konfirmimit drejtuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Ministri Liburn Aliu, konfirmoj se e ka pranuar raportin dhe është pajtuar me gjetjet e raportit pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të vitit 2020 të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Ndryshe, vitin e kaluar KALLXO.com raportoi se Ministria e Ambientit përkundër se kishte blerë një softuarë në vlerë 500 mijë euro për të menaxhuar më lehët cështjen e shpronësimeve, nuk ishte vendosur fare në funksionë, derisa shënimet mbaheshin në Excel.

Ministria e Mjedisit bleu softwer 500 mijë euro dhe nuk e përdori asnjëherë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.