Ura në fshatin Dobroshec të Drenasit - Janar 2021
Shembet ura në fshatin Dobroshec të Drenasit - FOTO
Ura në fshatin Dobroshec të komunës së Drenasit është shembur si pasojë e reshjeve të fundit që kanë mbizotëruar në Kosovë.
Kryetari Ramiz Lladrovci bashkë me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë vizituar disa zona të komunës së Drenasit, ku ka vërshime.
Lladrovci ka njoftuar se kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtarë, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit.
Lidhur me urën, Lladrovci ka bërë të ditur se se ashtu nga Ministria e Mbrojtjes kanë marrë tashmë konfirmimin se kërkesa e tyre për ndërtimin e një ure të përkohshme në fshatin Dobroshec është pranuar dhe adresuar në Shtabin e Përgjithshëm, ku së shpejti do të bëhet vlerësimi i vendit dhe situatës për montimin e saj.
KALLXO.com ka raportuar sot drejtpërdrejt nga qyteti i Drenasit.
Kjo është gjendja e urës në Dobroshec të publikuara nga Ramiz Lladrovci në “Facebook”.