Shembet ura, i zë poshtë makinat - VIDEO

Në video ura shihet duke u rrëzuar, ndërsa makinat dhe kamionët po lëviznin nën të. Ky incident ka ndodhur dje në Kinën lindore. Gazeta Kineze Daily’s People dha detajet e aksidentit në llogarinë e saj zyrtare në mediat sociale dje, duke zbuluar shembjen e urës së ndodhur në orën 6 pasdite në Wuxi, një qytet i madh bregdetar në Provincën Jiangsu. Ende nuk ka raporte për viktima nga autoritetet, por pamjet tregojnë se rrënojat kanë zënë disa automjete që lëviznin nën urë, transmeton rtv21.tv. Tri makina u bllokuan, raportoi gazeta shtetërore Global Times në Weibo.

Vitin e kaluar, tetë persona vdiqën pasi një urë u rrëzua në një fshat në Provincën Zhejiang, më pak se 100 milje larg Wuxi./21Media