Foto: AFP

Shembet ura e autostradës në Itali

Një pjesë e urës së një autostrade në veri të Italisë është shembur sot, raporton AFP.

Shembja e urës ndërlidhet me stuhinë dhe të reshurat e mëdha, të cilat kanë goditur zonën.

Një grua ka humbur jetën pasi veturën e ka marrë uji i një lumi të dalë shtrati.

Ndërsa, ura e autostradës A6 duket se është shembur si pasojë e një rrëshqitjeje dheu nga një mal, raportojnë mediat italiane.

Nuk bëhet e ditur për të lënduar ose viktima, ndërkohë që në zonë janë dërguar edhe njësi të qenve për t’u siguruar se nën dhe nuk ka vetura.