Shëmbet nga vërshimet ura në Hajnoc të Kamenicës

Ura në fshatin Hajnoc e cila lidh fshatrat Krilevë dhe Strezoc në Komunën e Kamenicës është shembur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rritur ditëve të fundit.

Qytetarët kanë dërguar në KALLXO.com foto të kësaj ure e cila është në rrugën kryesore që lidhë këto fshatra.

Sipas qytetarëve ura nuk mund të kalohet me automjete e as në këmbë për shkak që është rritur shumë sasia e ujit që kalon nën këtë urë.

Në Kosovë pas rritjes së reshjeve të shiut dhe borës shumë komuna janë duke u përballur me përmbytje.