Shembet klasa, të paktën shtatë nxënës të vdekur në Keni

Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur pasi u shemb një klasë e një shkolle në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Sipas zyrtarëve, struktura prej druri në Shkollën e Mesme “Precious Talent” u rrëzua vetëm disa minuta pas fillimit të mësimit të hënën, transmeton rtv21.tv.

Dhjetëra nxënës të tjerë raportohet të jenë bllokuar. Shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes.

Shpëtimtarët thuhet se kanë pasur vështirësi për të arritur në shkollë për shkak të turmave të mëdha që janë mbledhur aty pranë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!