Pallati i Drejtësisë

Shembet dheu në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, arresohet pronari i një objekti

Pasditen e djeshme, në një rrugë në afërsi të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë është shembur dheu.

Sipas njoftimit të Policisë, dhembja e dheut në këtë rrugë paraqet rrezik për zhvillimin e trafikut.

Pas shembjes së dheut, Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët komunal për ndërtim dhe kanë vendosur shirita sigurues, duke bllokuar rrugën derisa të evitohet rreziku.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili është pronar i objektit i cili ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm në lokacionin e lartcekur.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.