Shehu: Vota nuk duhet të shitet

Kandidati për deputet nga LDK, Ruzhdi Shehu ka dhënë një porosi në lidhje me të drejtën e votimit.

Shehu përmes një postimi në Facebook ka thënë se vota është e shenjtë andaj nuk mund të shitet as të blehet, sipas tij nuk mund të cenohet as të tjetërsohet, nuk mund të shkelet por as të shumëzohet eksponencialisht.

“Mos lejoni që të viktimizohemi sërish duke lejuar që pseudo patriotët dhe demagogët të vijnë sërish në pushtet përmes blerjes së votave apo përmes vjedhjes së organizuar të votave në diasporë apo në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Shehu.

Ai theksoi se e drejta e votës është edhe obligim.

“ Vota juaj më 6 tetor është referendum për të ardhmen e fëmijëve tanë, për mirëqenien tonë, për ekonominë, për arsimin, për shëndetësinë, për integrimin evropian, për një jetë më të mirë. Votja juaj është e shenjtë!”, ka thënë në fund ai.