Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Shefqet Buçaj, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës së Gjykatës Speciale është, Shefqet Buçaj, ish-ushtar i UÇK-së nga Zona e Pashtrikut.

Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Shefqet Buçaj, nga Zona e Pashtrikut”, ka shkruar Gucati në Facebook.

Gucati ka shtuar se Buçaj si pjesëtarët e tjerë të UÇK-së do të dalë fitimtar.

“Edhe ky, si gjithë të tjerët, do të dalin fitimtarë”, është shprehur Gucati.

Gjatë ditës së djeshme, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, është ftuar për intervistë nga Gjykata Speciale.