Shefki Gashi për Shpend Ahmetin: Njeriu që dorëzohet nuk ke pse merresh me të

Shefki Gashi, këshilltar nga radhët e LDK-së në Prishtinë, në debatin ‘Jeta në Komunë’ për kryetarin Shpend Ahmeti tha se nuk ke pse merresh me një njeri që është dorëzuar.

Kjo sipas Gashit pasi ai nuk ka pranuar që të vijë të përballet me kritikat për punën dhe mospunën e tij. “Njeri kur dorëzohet nuk ke pse merresh me të, ai nuk ka dashur si fillim të vijë të përballet me juve për këto të dhëna”, ka thënë Gashi.

Tutje Gashi shtoi se Ahmeti vazhdimisht e injoron Asamblenë Komunale.

“Arsyet e moskryerjes së punëve nuk janë tek tenderat por neglizhenca e stafit dhe paaftësia, asambleja nuk e ka vonuar, nuk ka qenë as tre orë në seanca në këtë mandat, ka qenë një lloj injorance nga ana e tij,” shtoi Gashi.

Të ftuar në debat janë: Shefki Gashi, këshilltar nga LDK, Leonora Shabani Bajraktari, këshilltare nga LVV, Fiknete Bejta, këshilltare e pavarur, Leutrim Retkoceri, këshilltar nga PDK, Egzon Azemi, këshilltar nga LVV dhe Dren Shahini, aktivist nga qyteti i Prishtinës.