Shefki Gashi: Arsimi ka degraduar që kur erdhi Nagavci prej Gjakovës si drejtoreshë

Shefki Gashi, këshilltar nga radhët e LDK-së në Prishtinë ka thënë se në mandatin e Isa Mustafës janë ndërtuar 25 shkolla.

Ai tutje në debatin “Jeta në Komunë” shtoi se arsimi ka degraduar që kur Arbërie Nagavci u emërua drejtoreshë e Arsimit.

“Në mandatin e Isa Mustafës për 6 vite janë ndërtuar 25 shkolla, nuk ka kurrfarë filozofie me ndërtu shkolla. Shpend Ahmeti nuk merret me komunën e Prishtinës as tre minuta. Arsimi ka degraduar kur ka ardhur Nagavci prej Gjakovës si drejtoreshë e Arsimit, më asgjë nuk ka lëvizur”, ka thënë Gashi.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte premtuar ndërtimin e pesë shkollave të reja brenda këtij mandati.

 

.