Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Foto: KALLXO.com

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë kërkon gjithëpërfshirje dhe zbatim të agjendës evropiane

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog  ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të reformave në kuadër të agjendës evropiane në Kosovë.

Szunyog ka marr pjesë në panelin e diskutimit të organizuar nga “Demokraci Plus” me temën “Agjenda e Reformave Evropiane II: Një Perspektivë e re për Kosovën”?!

“BE konsideron se agjenda e reformave evropiane si mjet kryesor dhe zbatues për institucionet e Kosovës në reformat e lidhura me BE-në, duke ndihmuar në vënien përpara dhe përqendrimin në përparësitë kryesore të marrëveshjes së Stabilizim-Aasociimit të Kosovës”, tha ai.

Ambasadori i BE-së në Kosovës mes tjerash shtoi se prioriteti i ERA II është plotësisht në përputhje edhe me përmbajtjen e rekomandimeve në Raportin e vitit 2020 të Komisionit Evropian për Kosovën dhe me konkludimet e dialogut ekonomik dhe financiar midis BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si shtoi se ERA II fokusohet në shtet të së drejtës, investimet, zhvillimin e qendrueshëm, arsim, punësim dhe shëndetësi.

“Jo vetëm BE-ja por edhe organizatat e shoqërisë civile janë konsultuar për procesin dhe përgatitjet për planin e ERA II”, theksoi ambasadori.

“Ne presim që lansimi I ERA II dhe plani i saj të përmbushet në janar të vitit 2021”, theksoi ai.

Ai shtoi se edhe Kuvendi i Kosovës duhet që të jetë i përfshirë në mënyrë sistematike në këtë proces në implementimin dhe mbikëqyrjen e planit të reformës së kësaj agjende.

Ndërkaq, drejtori i Programit për Grantdhënie nga KCSF-ja, Fatmir Curri foli për rolin e shoqërisë civile në avancimin e agjendës për reforma evropiane.

Ai tha se zhvillimet në BE, vizat dhe politikat për zgjerim kanë ndikuar në rënie të dinamikës dhe motivin që të merren me këtë agjendë.

“Ne si shoqëri civile jemi tradhtuar në agjendë, nuk ka pasur gjithmonë transparencë, është përzier procesi duke ia shtuar elementet me dialogun me Serbinë”, tha ai.