Ekipet e shpëtimit në vendin ku ndodhi aksidenti në Tajvan.

Shefi i ushtrisë së Tajvanit vdes në një aksident me helikopter

 

Shefi i ushtrisë së Tajvanit dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u përplas në një zonë malore, gjatë një ulje emergjente, tha ministria e Mbrojtjes, shkruan REL.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali i forcave ajrore, Shen Yi-ming, u vra më 2 janar, pasi helikopteri Black Hawk që transportonte 13 persona u rrëzua afër kryeqytetit, Taipei, tha një zëdhënës i ministrisë.

Pesë pasagjerë të tjerë i kanë shpëtuar aksidentit, shkaku i të cili ende mbetet i paqartë.

Shen, 62 vjeç dhe disa zyrtarë të lartë ushtarakë ishin në një mision rutinë për të vizituar ushtarët në verilindje të ishullit.

Incidenti ndodhi një javë para se Tajvani të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Kina thotë se Tajvani është territor të saj dhe është e gatshme – nëse është e nevojshme – të përdorë edhe forcën për të vënë kontrollin.

Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kanë asnjë lidhje diplomatike zyrtare me Tajvanin, por janë mbështetësi i saj më i fortë ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor i armëve, i shitën ishullit 60 helikopterë Black Hawk më 2010.

Kina rregullisht e quan ishullin çështjen më të ndjeshme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara.

Tajvani thotë se është një vend i pavarur.