Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, shpallet Qytetar Nderi i Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka njoftuar se shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu është shpallur qytetar nderi i kësaj komune.

Këtë njoftim e bëri Xhaferi dje në Facebook duke thënë se roli i Braathu është i pazëvendësueshmëm për demolracinë në Kosovë.

“Në një ceremoni të bukur në Kalanë e Vushtrrisë, sot kam pasur nderin e madh ti dhuroj Çelsin e Qytetit të Vushtrrisë, mikut tonë të madh Shkelqësia e Tij, Ambasadori Jan Braathu. Ambasadori Braathu ka qenë Ambasador i Norvegjisë në Kosovë e Shqipëri, roli i tij është i pazëvendësueshëm për demokracinë në Kosovë”, tha ai.

Sipas Tahirit, Kuvendi i Komunës me vendim unanim i ka akorduar Ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu titullin Qytetar Nderi i Vushtrrisë.