
Shefi i NATO-s për Dialogun: Palët të bëjnë kompromise të nevojshme
11.3.2025 - 15:53
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë deklaroi se duhet fleksibilitet dhe kompromise të nevojshme të palëve për përparim në procesin e Dialogut Kosovë-Serbi.
Ai këtë deklaratë e tha në një Konferencë të përbashkët për media me presidenten, Vjosa Osmani më 11.03.2025.
Rutte tha se për ta shtyrë përpara Dialogun “Prishtina dhe Beogradi duhet të shfaqin fleksibilitet, të bëjnë kompromise të nevojshme dhe të fokusohen në dobitë afatgjate”.
Tutje, ai tha se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.
“E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim pamje më të gjerë.” – tha ai.
Kjo është vizita e parë e Ruttes në Kosovë si Sekretar i NATO-s.