Shefi i lojërave olimpike në Tokio dorëhiqet pas deklaratave ‘të papërshtatshme’ për gratë

Kryetari i komitetit organizativ të lojërave olimpike në Tokio ka dhënë dorëheqje pasi u kritikua për komente “të papërshtatshme” rreth grave.

Yoshiro Mori, 83 vjeç, ishte cituar të ketë thënë ‘gratë flasin shumë dhe se takimet me shumë femra në krye të bordeve do merrnin shumë kohë”.

Këto komente nxitën protestë dhe z.Mori kërkoi falje në atë kohë por tha se nuk do hiqte dorë.

Por, të premten ai kërkoi falje për “deklaratën e pavend”.

“Ajo që ka rëndësi është mbajtja e lojërave olimpike nga korriku, nuk duhet që prezenca ime të bëhet pengesë për këtë”, tha ai në një takim special të komitetit të premten, ku gjithashtu bëri të ditur edhe dorëheqjen e tij.

Nuk është bërë e qartë se kush do ta zë vendin e z.Mori, ish kryeministër i Japonisë. Ai fillimisht kishte zgjedhur administruesin njohur të sportit Saburo Kawabuchi që ta zëvendësojë, por edhe kjo kishte nxitur protestë.

Komentet e tij kanë nxitur shumë reagime ku të martën një grup i femrave avokate u veshën në të bardha si shenjë proteste kundër komenteve të tij, me disa meshkuj po ashtu që bën të njëjtën në shenjë solidariteti.

Bordi i këtij komiteti ka 24 anëtarë, prej tyre pesë janë femra, në vitin 2019 ky komitet vuri si qëllim që të rrisë numrin e femrave si drejtuese bordi deri në 40 %.

Z. Mori është i njohur në vend për gafat e tij dhe deklaratat jo diplomatike të bëra gjatë kohës sa ishe në zyrë gjatë viteve 2000-2001.

Ai kishte thënë për gazetën japoneze Mainichi se edhe femrat në familjen e tij e kishin kritikuar për komentet e tij.

“Natën e kaluar, gruaja më dha një qortim. Ajo tha: ‘Ke thënë prapë diçka të keqe, apo jo? Do më duhet të vuajë prapë për shkak se u je kundërvënë grave”, tha ai.

“Këtë mëngjes vajza dhe mbesa më qortuan po ashtu”, citohet të ketë thënë për gazetën Mainichi. BBC