Shefi i EULEX-it: Sot u shkel sundimi i ligjit në Kosovë

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Lars Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës.

Ai përmes rrjetit Twitter ka theksuar se sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë.

“Dënoj sulmin e sotëm të pakuptimtë dhe të paprovokuar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe u uroj ushtarëve të plagosur shërim të shpejtë. NATO është partneri kryesor i sigurisë së EULEX-it së bashku me Policinë e Kosovës. Ne koordinohemi dhe stërvitemi së bashku. Sot sundimi i ligjit u shkel në Kosovë” – ka shkruar ai.

Dhjetëra ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur pas përleshjes me protestues në veri të Kosovës.

Situata në veri – Pamje