Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Foto nga arkivi/rel/

Shefi i diplomacisë ruse i quan trillime masakrat në Bucha dhe në Reçak

Kur diçka është në interes të SHBA-së, atëherë atyre u lejohet gjithçka, madje edhe të bombardojnë Jugosllavinë në një çast, kështu tha shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

“Krahasojeni atë arrogancë, ndjenjën e epërsisë suaj – ky është mentaliteti kolonial, kur mua më lejohet gjithçka dhe ju duhet të bëni atë që ju them”, tha Lavrov, raporton B92.

“Kjo manifestohet, jo vetëm për sa i përket interesave tona. Mos harroni, në vitin 1999, Shtetet e Bashkuara vendosën që Jugosllavia kërcënonte sigurinë e tyre. 10,000 kilometra nga brigjet amerikane. Ata e bombarduan atë në një çast.” tha Lavrov.

Sipas tij William Walker, i cili ishte kreu i OSBE-së, shpalli gjenocid disa kufoma që u gjetën në fshatin Reçak.

“Në të njëjtën mënyrë është bërë më 23 prill në Bucha, afër Kievit. Është e njëjta skemë. Funksionon, pavarësisht nëse bind dikë apo jo. Ata as nuk kishin pse të bindin askënd. Bombarduan Jugosllavinë. Kosovën e pavarur, duke shkelur të gjitha parimet e OSBE-së. Ata vetëm thanë: kështu do të jetë”, shtoi ai në një intervistë për RT.

“Në Krime, pas referendumit thanë: vetëshpallja e Kosovës është e mundur, kurse vetëshpallja e Krimesë – jo, e gjitha mund të shihet me sy të lirë dhe askush nuk skuqet nga turpi”, përfundoi Lavrov.