Shefi i BE-së në Kosovë takon kryesuesin e KPK-së

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar sot kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun, për të diskutuar performancën e sistemit prokurorial.

Szunyog përmes një postimi në Twitter tha se gjatë takimit me Malokun janë dakorduar që të intensifikojnë bashkëpunimin në mes institucioneve.

“Pas seancës së djeshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, sot jam takuar me kryesuesin e KPK-së, z. Jetish Maloku, për të diskutuar mbi përformancën e sistemit prokurorial. Ne ramë dakord të intensifikojmë bashkëpunimin tonë që synon të japë drejtësi për njerëzit e Kosovës në mënyrë efikase dhe të paanshme”, ka shkruar ai në twitter.

 

Mbrëmë, shefi i BE-së në Kosovë, ka thënë se janë të zhgënjyer dhe habitur nga veprimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës pas nomimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për kryeprokuror të ri të Shtetit.

Pas votimit dhe aprovimit të prokurorit Blerim Isufaj nga Këshilli Prokruorial, emri i tij do t’i shkojë presidentes së vendit për dekretim.Në rast se presidentja e voton këtë kandidat atëherë i njëjti emërohet Kryeprokuror i Shtetit. E në rast se ndodh e kundërta, atëherë procesi përsëritet.

KPK e propozon Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit – VIDEO