Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shef i Zyrës së BE -së në Kosovë e mirëpret vendimin e gjykatës për 'Manastirin e Deçanit'

Shef i Zyrës së BE -së në Kosovë, përfaqësues Special i BE –së, Tomáš Szunyog, e ka mirëpritur deklaratën e sotme të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij kërkon nga autoritetet e Kosovës të ekzekutojnë të gjitha vendimet e mëparshme të Gjykatës, dhe vendimin për moszbatim të dy vendimeve, përfshirë vendimin e vitit 2016 në rastin e pronës së Manastirit e Deçanit.

“Dështimi në ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese shkel si Kushtetutën ashtu edhe parimet themelore të sundimit të ligjit. U bëj thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa për të siguruar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përfshirë vendimin që lejon regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit, si dhe vendimet e tjera të autoriteteve gjyqësore, të ekzekutohen menjëherë dhe në mënyrë arbitrare”, tha ai.

Sipas tij BE -ja është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës.

“Respektimi i sundimit të ligjit dhe vendimeve gjyqësore është një vlerë themelore evropiane dhe çelësi për çdo përparim. Nga kjo përfitojnë të gjithë në Kosovë. Qëllimi ynë është i qartë. Ne e shohim Kosovën me një perspektivë evropiane, duke ndarë vlera të përbashkëta”, tha ai.

Në këtë Link mund të shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.