Nju Jork, SHBA

ShBA në krizë të rëndë nga virusi, mijëra të prekur gjatë ditës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë vendi i më prekur  në botë nga pandemia COVID-19.

Sipas Worldmeters, numri i të infektuarve në Amerikë ka arritur në 1,352,320. Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 5,011 raste të reja.

Kurse po në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 286 vdekje të reja, duke e rritur numrin e të vdekurve nga coronavirusi në 80,323.

Ndërsa 238,848 pacientë në total janë shëruar, e numri i rasteve aktive është 1,033,149.

Pas ShBA-së renditen Spanja, Britania e Madhe, Italia dhe Rusia.