SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kanë raportuar mbi 864 vdekje në territorin amerikan e që numri total ka arritur në 35,481.

Po ashtu në ShBA janë raportuar edhe mbi 7,435 raste të reja, sipas Worldometers.

685,005 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 3,448,157 teste.

Qyteti më i prekur në ShBA është Nju Jorku, ku vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar mbi 600 vdekje.

ShBA po vazhdon të jetë vendi më i prekur në botë me COVID-19, duke lënë pas vetes Spanjën, Italinë dhe Kinën i cili ishte vendi i parë ku u shfaq virusi.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 29567 raste të reja dhe 2174 vdekje të reja.