SHBA: Të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë

“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK -u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij”, ka shkruar ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në llogarinë zyrtare në Twitter.

Ky deklarim i ambasadës amerikane, vie pas paraqitjes së djeshme të përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara, i cili tha se UNMIK duhet të përfundoj angazhimin në Kosovë.

“Ne vërejmë që UNMIK nuk ka luajtur rol kritik në zgjedhjen e çështjes së targave dhe çështjeve të tjera në periudhën e fundit. Ngjarjet e fundit demonstruan se UNMIK ka plotësuar mandatin e tij, duhet ta kuptojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. Ne kërkojmë që Këshilli të mbyll UNMIK-un dalëngadalë, që Kosova të realizoj potencialin dhe qëllimin e saj të plotë”, tha gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB, Jeffrey DeLaurentis përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Kosovë.

Paraqitja e përfaqësuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey DeLaurentis në KS të OKB-së.