ShBA, shkon në mbi 30 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

6,195 raste të reja dhe 902 vdekje janë raportuar gjatë ditës së sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Worldometers, në ShBA janë 564,235 raste aktive nga numri i përgjithshëm i të infektuarve ndërsa 56,618 persona janë shëruar e numri total i të vdekurve në këtë vend është 33,490.

Qyteti më i prekur në ShBA është Nju Jorku me gjithsej 218,707 të infektuar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme janë raportuar 30,487 raste të reja dhe 2,763 vdekje të reja.

Në ShBA janë kryer mbi 3 milionë teste në gjithë vendin.

Në botë numri i rasteve të prekura deri më sot është mbi 2 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 142,707. Vetëm sot janë raportuar mbi 42,924 raste.