ShBA, shifra të frikshme të vdekjeve nga COVID-19

Vdekje të reja po shënohen mbarë botën nga virusi corona.

Shifrat e fundit të vdekjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin për 1 mijë e 72 persona të vdekur.

Ndërsa, 5 mijë e 182 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.

Deri më tani, në ShBA kanë vdekur 19 mijë e 819 persona ndërsa numri i të prekurve me COVID-19 ka kaluar gjysmë milioni banorë, 508 mijë e 58 raste.

Deri më tani, që prej kur pandemia u shfaq, në gjithë botën janë identifikuar si të infektuar me COVID-19 1 milion e 735 mijë e 443 raste.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga kjo sëmundje ka arrit në 106 mijë e 521.

Të shëruar në gjithë botën deri më tani janë regjistruar 392 mijë e 858 persona.

Këto të dhëna janë marr nga faqja Worldometers.info, ndërsa ato përditësohen në kohë reale.