SHBA: Sensorët kinezë të balonave gjenden në oqean

Sensorët nga një balonë e dyshuar spiune kineze e rrëzuar pasi e kaloi territorin e SHBA-së janë gjetur nga Oqeani Atlantik, thotë ushtria amerikane.

Ekipet e kërkimit gjetën “mbeturina të rëndësishme nga lokacioni ku kishte rënë balona, duke përfshirë të gjithë sensorin prioritar dhe pjesët elektronike të identifikuara”, thotë një njoftim i bërë nga  Komanda Veriore e SHBA.

FBI po i shqyrton sendet, për të cilat SHBA thotë se janë përdorur për të spiunuar në vende të ndjeshme ushtarake.

SHBA i ka rrëzuar tri objekte tjera që kur rrëzoi të parin me 4 shkurt.

“Seksione të mëdha të strukturës” u gjetën gjithashtu të hënën në brigjet e Karolinës së Jugut, thonë zyrtarët ushtarakë.

Rreth 9-12 m të grupit të antenave të balonës janë ndër sendet e gjetura, sipas CBS, partneri i BBC-së në SHBA.

Zyrtarët amerikanë thanë se balona në lartësi të madhe e kishte origjinën në Kinë dhe përdorej për vëzhgim, por Kina tha se ishte thjesht një aeroplan për monitorimin e motit që kishte dalë nga kursi i saj dhe kishte humbur rrugën.

Që nga ai incident i parë, avionët luftarakë amerikanë kanë rrëzuar tri objekte të tjera në lartësi të madhe – mbi Alaskë, territorin e Yukon të Kanadasë dhe liqenin Huron në kufirin SHBA-Kanada.

Në sulmin e Liqenit Huron, raketa e parë Sideëinder e lëshuar nga avioni luftarak amerikan F-22 humbi objektivin e saj dhe shpërtheu në një vend të panjohur, raportuan mediat amerikane, duke cituar burime ushtarake. Sipas raportimeve, raketa e dytë goditi objektivin.

Çdo raketë Sideëinder kushton mbi 400,000 dollarë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë thënë se objektet e paidentifikuara me lëvizje të ngadalta, të cilat të gjitha kanë qenë më të vogla se balona origjinale, mund të jenë të vështira për pilotët ushtarakë për t’i vënë në shënjestër.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby ka deklaruar të hënën se tro objektet e tjera u qëlluan “me një kujdes i madh”.

Këto objekte nuk përbënin “asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për njerëzit në terren”, por u shkatërruan “për ta mbrojtur sigurinë tonë, interesat tona dhe sigurinë e fluturimit”, ka thënë Kirbi.

Balona e rrëzuar mbi Karolinën e Jugut u përshkrua nga zyrtarët ta ketë patur madhësinë e tre autobusëve.

Objekti i dytë, mbi Alaskë, u përshkrua nga zyrtarët si madhësia e një “automjeti të vogël”. Objekti i tretë, mbi Yukon, ishte “cilindrik”. Dhe e katërta, mbi Michigan, thuhej se ishte “tetëkëndore” me fije të bashkangjitura.

Rikuperimi i balonës së rrëzuar më 4 shkurt u vonua për shkak të motit të keq.

Po punohet për grumbullimin e mbeturinave nga ku u hodhën në qiell objektet e tjera.

Forcat e policisë federale të Kanadasë thanë të hënën se zona e kërkimit në Territorin e Yukon ishte rreth 3,000 km katrore duke përfshirë “terrenin e thyer malor me një nivel shumë të lartë të borës”.

Zëdhënësi i Policisë Mbretërore Kanadeze, Sean McGillis, tha se ekzistonte mundësia që fragmentet nga incidentet e Yukon dhe Liqenit Huron të mos gjendeshin kurrë për shkak të vendndodhjeve të tyre të largëta.

Gjeneral-majori i Forcave të Armatosura Kanadeze Paul Prévost tha se të tri objektet më të fundit që u rrëzuan dukeshin se ishin makineri “më të lehta se ajri” dhe e përshkroi objektin e Liqenit Huron si “një balonë të dyshuar”.

Shefi ushtarak shtoi se çdo pjesëtar i publikut që ka hasur në mbeturina të këtyre objekteve të rrëzuara duhet ta kontaktojë drejtpërdrejt me policinë.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken po e konsideron takimin me diplomatin më të lartë të Kinës, ëang Yi, më vonë këtë javë në një konferencë sigurie në Mynih, Gjermani, i thanë mediave amerikane të hënën burime të njohura me negociatat.

Mes mosmarrëveshjeve për avionët në lartësi të madhe, kryediplomati amerikan anuloi një vizitë në Pekin që fillimisht ishte planifikuar për javën e kaluar./BBC

 

Përgatiti: Nuhi Shala