Foto: REL/AFP

ShBA me numrin më të lartë të të infektuarve me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Armerikës kanë regjistruar gjithsej 2 milion e 125 mijë e 63 persona të infektuar me coronavirus.

Vetëm sot, ShBA ka regjistruar 8 mijë e 141 persona të infektuar me pandeminë COVID-19.

Në regjitrat sipas statistikave, në SHBA janë 117 mijë e 23 persona që kanë vdekur si pasojë e coronavirus ndërsa vetëm sot janë shënuar 198 raste të reja të vdekjeve.

Rastet aktive në SHBA me coronavirus janë 842 mijë e 921.

Sipas Worldometers, Florida ka shënuar numrin më të madh me të infektuar me coronavirus gjatë ditës së sotme. Gjithsej në Florida të infektuar me coronavirus janë 73 mijë e 596 persona. Florida ka shënuar 45 raste të vdekjeve të personave me coronavirus.

Pas Floridas edhe Arizona ka shënuar mbi 1 mijë raste me coronavirus vetëm sot.

Në Arizona janë gjithsej 34 mijë e 458 raste me coronavirus.