Njesite policore

ShBA: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet e mëtejshme, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të zbatojë masë reciprociteti për automjetet me targa të Serbisë.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë përmes një postimi në Twitter ka shkruar se i bashkohet thirrjeve të Bashkimit Evropian

“Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar thirrjeve të Bashkimi Evropian që Kosova dhe Serbia  të përmbahen nga veprimet e mëtejshme dhe të njëanshme dhe të ndërmarrin masa, në mënyrë që të ulen tensionet menjëherë”, thuhet në reagim.

Sot, Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Pas këtij vendimi, qytetarët serbë të Kosovës janë grumbulluar në pikën kufitare në Jarinje duke bllokuar rrugët për qarkullim.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

MPB-ja tregon mënyrën e pajisjes së qytetarëve me leje të përkohshme për targat

.