Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo - Foto: REL?AFP

ShBA-ja u përgjigjet kërcënimeve të Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u është përgjigjur kërcënimeve të Iranit për “luftë gjithëpërfshirëse”, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “dëshirojnë një zgjidhje paqësore” ndaj krizës së shkaktuar nga një sulm në infrastrukturën e naftës të Arabisë Saudite.

Pas takimit me aleatët në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Pompeo tha se kishte një “konsensus të madh në rajon” që Irani kreu sulmin, pavarësisht mohimeve të tij.

Tensionet në rajon janë rritur, pas sulmit të 14 shtatorit, në një fushë të naftës saudite dhe fabrikës më të madhe në botë të naftës së papërpunuar.

Rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kishin thënë më herët se ishin mbrapa sulmit përderisa Teherani mohon çdo përfshirje.

Por, Uashingtoni dhe Riadi kanë fajësuar Teheranin për sulmin.

Të mërkurën, Arabia Saudite ka paraqitur disa pjesë të raketave dhe dronëve, që tha se tregojnë se sulmi “është sponsorizuar padyshim nga Irani”./REL