Hedhja e pakove humanitare përmes parashutave për Gazën nga aeroplanët amerikanë, Foto: CBS News
SHBA-ja: Izraeli nuk shkeli ligjet amerikane kundër bllokimit të ndihmave për Gazën
Shtetet e Bashkuara thonë se Izraeli nuk ka shkelur ligjet amerikane për bllokimin e furnizimeve me ndihma në Gazë, shkruan BBC.
Zyrtarët thanë se Izraeli ka ndërmarrë një sërë hapash për të adresuar kërkesat për të shtuar furnizimet në Gazë, por shtuan se duhet bërë më shumë përparim.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, përmendi hapjen e një kalimi të ri tokësor dhe rifillimin e dërgesave në veri – megjithëse nuk tha se askush nuk kishte hyrë në kampin e rrethuar të refugjatëve në Jabalia.
Pavarësisht pretendimeve të SHBA-së, OKB-ja ka paralajmëruar se sasia e ndihmës që po lejohet në Gazë është në nivelin më të ulët në vitin e fundit.
Një raport i mbështetur nga OKB-ja paralajmëroi kohët e fundit se ekzistonte mundësi e madhe e urisë në Gazën veriore, ku pothuajse asnjë ndihmë nuk ka hyrë muajin e kaluar.
Joyce Msuya, nënsekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare, ka theksuar se krimet ndërkombëtare po kryheshin në Gaza. Ajo informoi anëtarët e Këshillit në Kombet e Bashkuara të martën, duke raportuar se autoritetet izraelite po bllokonin ndihmën humanitare në Gazën Veriore, ku po vazhdojnë luftimet.
Msuya tha se 75 mijë persona mbeten me furnizime të pakta.
Muajin e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dha Izraelit 30 ditë për të siguruar që më shumë kamionë me ndihma të futeshin në Gazë çdo ditë. Ky ultimatum skadoi të martën.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com