Foto: Artan Grubi

SHBA-ja i fut në Listën e Zezë Artan Grubin e Enver Bexhetin

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH), më 09.12.2024, ka njoftuar se i ka futur në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti – për shkak të përfshirjes në “korrupsion të madh”.

Në një njoftim për media, DASH tha se Grubi e Bexheti “janë përfshirë në korrupsion të madh – duke pranuar ryshfet për t’i minuar proceset gjyqësore, të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtorit të Shërbimit Sekret.”

Mijalkovi është, gjithashtu, në Listën e Zezë të SHBA-së – që nga viti 2022.

Në Listën e Zezë janë futur edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Grubit – thuhet në njoftim./REL.