ShBA-ja dhe talibanët nënshkruajnë marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Afganistan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe talibanët kanë nënshkruar një “marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes” për t’i dhënë fund luftimeve në Afganistan pas më shumë se 18 vjetëve konflikt, raporton BBC.

ShBA-të dhe NATO kanë rënë dakord të tërheqin të gjitha trupat brenda 14 muajve nëse militantët e mbështesin marrëveshjen.

Presidenti Amerikan Donald Trumpka thënë se ShBA-të po punojnë për të përfunduar përfundimisht luftën më të gjatë të Amerikës dhe për t’i kthyer trupat në shtëpi.

Bisedimet midis qeverisë afgane dhe talibanëve do të vazhdojnë.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe drejtuesit e lëvizjes së ashpër islamike morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Doha të Katarit.

Sipas marrëveshjes, militantët gjithashtu ranë dakord të mos lejojnë al-Kaedën ose ndonjë grup tjetër ekstremist të operojë në zonat që kontrollojnë.

SHBA pushtuan Afganistanin disa javë pas sulmeve të ahtatorit 2001 në Neë York nga grupi al-Kaeda me qendër në Afganistan.

Më shumë se 2,400 trupa amerikane janë vrarë gjatë konfliktit. Rreth 12,000 janë akoma të vendosur në Afganistan.

Presidenti Trump ka premtuar se do t’i japë fund konfliktit.