Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

ShBA i kërkon qeverisë ta shtyjë për 30 ditë implementimin e reciprocitetit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenir tha para mediave se i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta shtyjë për 30 ditë implementimin e masave të reciprocitetit.

“Vendimet për reciprocitetin për letërnjoftimet dhe targat janë në përputhje me dialogun dhe SHBA i mbështet vendimet. I kam kërkuar qeverisë Kurti që ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi për 30 ditë. Nuk e mbështesim vendosjen e barrikadave, duhet të gjendet rruga e dialogut mes palëve”, tha ambasadori Jeffrey Hovenir, pas takmit me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“SHBA nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Ne kemi pasur takim me kryeministrin, ministren e Jashtme, presidenten. Unë kërkova që zbatimi i vendimit të shtyhet për 30 ditë. Mendoj se është e nevojshme të shtyhet se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime në lidhje me vendimin. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit por shtyrjen e zbatimit, të jem i qartë”, tha ai.

Hovenir shtoi se është duke pritur përgjigje nga institucionet e Kosovës.

LIVE – Zhvillimet e fundit në veri