
SHBA e ndihmon Kosovën me 236,7 milionë dollarë: Do të investohen në energji
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i SHBA-së, ka miratuar marrëveshjen Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë.
“Ky është investimi më i madh energjetik në Kosovë deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer”, tha ai.
Grateful for @MCCgov Board decision to approve the $236.7M Compact agreement. This is the largest energy investment in 🇽🇰 to date. It will help lay the foundation for our just energy transition. Special thanks to both our teams for the great work. Friends. Partners. Allies. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2022
Qeveria e Kosovës në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës synon të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i, në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për balancim të sistemit të energjisë.
Programi Kompakt do të jetë në vlerë prej 234 milionë dollarëve dhe do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mëh) dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.
Ministria e Ekonomisë tregon detajet për projektin e investimit në bateri për ruajtjen e energjisë