Shtëpia e Bardhë - Foto: REL/Wikipedia Commons

ShBA: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Lajçak

Zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matt Palmer, ka deklaruar sot gjatë ditës se Shtetet e Bashkuara të Amerikën e mbështesin plotësisht procesin e dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimin Evropian.

Palmer po ashtu ka deklaruar se e mbështet edhe punën e përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga BE dhe punën e Miroslav Lajçak si përfaqësues special i BE-së… Nëse mund të ketë pajtim & normalizim midis Serbisë dhe Kosovës, unë do të thosha se është mirë për të gjithë në rajon”, ka thënë Palmer.