Afganistan - Foto: REL/AP

ShBA dhe talebanët shumë afër marrëveshjes

Shtetet e Bashkuara dhe talebanët afganë janë “shumë afër arritjes së një marrëveshjeje” për t’i dhënë fund konfliktit 18-vjeçar në Afganistan, ka thënë sot emisari amerikan Zalmay Khalilzad gjatë përmbylljes së ciklit të fundit të bisedimeve paqësore në Doha.

“Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje që do ta zvogëlojë dhunën dhe do t’u hapë rrugën afganëve që të ulen së bashku për të negociuar një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar në Tweeter Khalizad, raporton AFP.

Ai ka deklaruar kështu në fund të ditës së tetë dhe të fundit të ciklit të 9-të të negociatave në Katar ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve.

Khalilzad do të udhëtojë më vonë drejt Kabulit.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, zëdhënësi i talebanëve në Doha, Suhail Shaheen, ka thënë të shtunën se marrëveshja “pothuajse është finalizuar”.