ShBA deri sot i ka dhuruar Kosovës mbi 500 mijë vaksina Pfizer

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se ShBA deri më sot i ka dhuruar Kosovës mbi 500 mijë vaksina Pfizer.

“Dhurimi i vaksinave është një parim moral. Kjo është arsyeja pse sot SHBA do të bëjë edhe më shumë – duke dhuruar edhe 500 milionë doza të tjera në të gjithë botën, më shumë se 1.1 miliardë në total. Deri më sot, SHBA ka dhuruar 538,200 doza të vaksinave të sigurta, efektive të Pfizer për të mbrojtur kosovarët”, thuhet në një postim në Twitter.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,210,128 doza të vaksinës, kurse në 24 orët e fundit janë dhënë 16,339 doza të vaksinës kundër COVID-19.