ShBA, copëzat e aeroplanit që mori flakë bien në oborrin e një shtëpie

Copëzat e një aeroplani Boeing kanë rënë mbi një zonë banimi pranë Denverit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi një nga motorët e tij mori flakë gjatë ngritjes, raporton BBC.

Boeing 777, me 231 pasagjerë dhe 10 punëtorë, ka arritur që të kthehej dhe të aterrojë i sigurt në aeroportin e Denverit.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Policia në qytetin Broomfield postoi fotografi të copëzave të një shtrese motorike në kopshtin e një shtëpie.

Pasagjerët në bord përshkruan një “shpërthim të madh” menjëherë pas ngritjes.

Incidenti ndodhi pak pas orës 13:00 me kohën lokale (20:00 GMT) të shtunën.

Policia e Broomfield u bëri thirrje banorëve të mos prekin ose të lëvizin mbetjet mbeturinat.

Përgatiti: Xheneta Murtezaj