Foto: BIRN/Samir Kajosevic

'Shatërvani në pemë', qytetarët kërkojnë promovimin e atraksionit turistik në Mal të Zi (FOTO)

Banorët e fshatit Dinosa, në shtëpinë e një peme të mrekullueshme që nxjerr ujë, duan që autoritetet lokale të bëjnë më shumë për të promovuar atë që ata e quajnë një atraksion të mundshëm turistik.

Vendasit në qytetin malazez të Tuzit të mërkurën u bënë thirrje autoriteteve të ruajnë dhe promovojnë “shatërvanin në pemë” shumë të admiruar, por të jo të promovuar.

Një dukuri natyrore në fshatin Dinosë, çdo vit, pas shiut të dendur, një burim që rrjedh nën një pemë të vjetër të manit vërshon, duke e detyruar ujin të dalë nga trungu, nga ku derdhet në livadh.

Duke theksuar se “shatërvani në pemë” është kthyer në një atraksion turistik, Emir Hakramaj nga Dinosa u bëri thirrje autoriteteve ta promovojnë atë dhe ta bëjnë më të dukshme për vizitorët.

“Në tri vitet e fundit, që nga koha kur videot e shatërvanit të pemës u postuan në rrjete sociale, është kthyer në një atraksion turistik. Por nuk ka asnjë shenjë turistike për t’iu treguar njerëzve për këtë fenomen natyror. Ata thjesht duhet të mbështeten në historitë lokale” – tha Hakramaj për BIRN.

Megjithëse pema e manit është më shumë se 100 vjeç, uji filloi të burojë nga trungu vetëm rreth tre dekada më parë. Në stinët e shirave të vjeshtës dhe pranverës, pema mbushet me ujë nëntokësor dhe ajo buron nga trungu.

Hakramaj tha se fenomeni nuk zgjat më shumë se katër ditë gjatë sezonës së reshjeve të shiut.

“Ndonjëherë, në ditët e ngrohta me diell, turistët kërkojnë të shohin shatërvanin. Por ky atraksion është i disponueshëm vetëm pas shiut të dendur” – tha Hakramaj.

Zona e Tuzit kufizohet me Podgoricën, nga njëra anë dhe shtrihet deri në kufirin me Shqipërinë nga ana tjetër. E njohur edhe si Malësia, ajo është një bastion i pakicës etnike shqiptare, e cila numëron rreth pesë për qind të popullsisë së Malit të Zi.

Dinosa njihet edhe për kanionin e lumit Cijevna, i cili fillon në komunën Kelmend në Shqipëri dhe rrjedh në jugperëndim përmes Malit të Zi për 32 kilometra. Ajo është shtëpia e të paktën 22 llojeve të peshqve, duke përfshirë troftën endemike të mermerit, si dhe zvarranikët dhe amfibët.

Në vitin 2017, Kuvendi i Podgoricës, e shpalli pronën e mbrojtur të Kanionit të Cijevna si “Monument Natyr”./BalkanInsight.

Uji buron nën një pemë të vjetër manit në Dinosa, Mali i Zi. Foto:Samir Kajosevic, BIRN
Uji buron nën një pemë të vjetër manit në Dinosa, Mali i Zi. Foto:Samir Kajosevic, BIRN
Uji buron nën një pemë të vjetër manit në Dinosa, Mali i Zi. Foto:Samir Kajosevic, BIRN