Shasha: Kurti më herët ka qenë në ‘përralla’

Më optimist sa i përket propozimit të BE-së për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë  është shprehur Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se në planin e propozuar nuk shkruan qe Kosova të mos kërkojë njohje nga ana e Serbisë.

“Sa herë që kemi të bëjmë me dialogun, diskursi publik është natyrshëm polarizues, pra kemi partizanë në të dyja anët, që shpallin edhe tradhtarë, edhe heronj në të njëjtën kohë” – ka thënë Shasha.

Ai ka shtuar se Kurti nuk mund ta bëjë as marrëveshjen më të mirë të mundshme por as më të keqën e mundshme. Sipas tij, kryeministri është diku në mes.

“E gjithë atyre premtimeve tash a i themi përralla a çfarë?” – ka thënë Shasha.

Ndryshe, të hënën në Bruksel u takuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, kryeministri Albin Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruajë Planin franko-gjerman, i njohur si Plani i Bashkimit Evropian.

Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha që nuk pati marrëveshje për shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin e BE-së duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime të tjera.

Borrell në anën tjetër përmendi fundin e marsit si një kohë kur mund të finalizohet plotësisht puna.

Kurti: Pala serbe nuk ishte e gatshme ta nënshkruajë planin franko-gjerman, unë po

Vuçiq: Kurti nuk është i gatshëm të pranojë Asociacionin

Borrell: Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për propozimin e BE-së, theksuan se nuk nevojiten diskutime të tjera