Mbledhja e qytetarëve në Zveçan, 31 maj 2023

Shasha: Amerikanët nuk dëshirojnë të shohin asnjë destabilizim në Ballkanin Perëndimor

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka thënë në emisionin “Kallxo Përnime” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë të shohin asnjë destabilizim në Ballkanin Perëndimor.

Shasha tha se konfliktet e reja janë kundër interesave dhe prioriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kemi një qasje makro-amerikane e cila momentalisht e sheh Ballkanin Perëndimor si potencial për destabilizim të ardhshëm në Evropë. Amerikanët nuk dëshirojnë asnjë konflikt që e çfokuson nga agjenda e luftës në Ukrainë. Çdo destabilizim që i çfokuson nga Ukraina bie në kundërshtim me prioritet amerikane e aq më pak kur bëhët fjalë për disa komuna atje në Kosovë. Këtu po flas prej këndvështrimit të Amerikës. Kjo qasje amerikane shkon në kundërshtim me qasjen e Albin Kurtit”- tha Shasha.

Katër komunat e veriut të Kosovës që nga e premtja e javës së kaluar janë në një gjendje të tensionuar të sigurisë.

Serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po vazhdojnë protestën e tyre për të pestën ditë me radhë.

Ata po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.

 

 

Kriza në veri – Sanksione serioze të SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtohemi nga Defender 23